Seanca plenare ditën e sotme është zhvilluar me debate të ashpra, gjatë fjalës së Sali Berishës akuzoi Taulant Ballën se është për porositje vrasje, konkretisht me Gentian Sharrën, me të cilin ekzistojnë qindra biseda telefonike.
“Ti mos fol se nuk duhet të jesh fare këtu duhet të shkosh në Prokurori të japësh llogari atje. Ne jemi të vendosur të mbrojme të drejtat tona, nuk mundet që një njeri që akuzohet se ka porositur vrasjen në Elbasan të flas në Kuvend të shkojë në prokurori,. Si të duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Ose të drejtat e opozitës të respektohen ose opozita. Mbylle gojën se po flas unë. Shko në prokurori se je akuzuar për vrasje, ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, shko në prokurori, mos përdor imunitetin diplomatik. Është hera e dytë që akuzohesh” tha Berisha
PD kanë denoncuar implikimin e Taulant Ballës në aferat dhe aktivitetet e bandave të Elbasanit.