Capital T është mjaft i suksesshëm në muzikë por gjithashtu shumë i komentuar sa i përket jetës personale. Ndonëse vetë reperi ka preferuar që të mos flasë për jetën e tij personale, ka qenë babai i tij në një intervistë që ka dhënë së fundmi, i cili ka zbuluar pak detaje sa i përket të birit.
Teksa u pyet për dëshirën për t’u bërë gjysh, Agim Ademi tha se i ka vendosur një “kufi” të birit kur duhet të bëhet baba. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti që ai kur tha se ndoshta e ka gjetur personin e duhur.
“Me Trimin jam shok, ju e dini se e ka filluar karrierën që 15 vjeç. E kam fëmijë të vetëm dhe më është dashur që të merrem me të duke pasur parasysh se muzika të nxjerr nganjëherë nga vetja. Kemi krijuar një shoqëri dhe kemi folur për gjithçka. Me parashikimin tim, duke pasur parasysh dhe karrierën e tij në muzikë, kam thënë që në 30 vjeç është fundi me aventurat e tua. Tani i janë afruar vitet. Shpresoj se do t’i japë drejtim shumë shpejt, shpresoj që do të gjejë njeriun e duhur ose e ka gjetur”, tha ai.
Kujtojmë që reperi është përfolur shumë për një romancë të mundshme me Adrola Dushin megjithëse ata kurrë nuk kanë pranuar asgjë publikisht.