Një vit më parë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Marget. Sot, vogëlushja ka bërë një vjeç dhe në këtë ditë speciale, nuk ka munguar një urim me fjalët më të bukura nga reperi i njohur.
“Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime! Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!”,- shkruan reperi.