Vera e vitit 2025 do të jetë e mbushur për Mikel Artetën. Nuk është sekret që Barcelona po e shikon atë për të ardhmen, por pronarët e Arsenalit tashmë po i bëjnë presion që të zgjasë kontratën e tij.
Ndërkohë, trajneri i “Topçinjve” e di gjithashtu se është një alternativë e mundshme e Guardiolës për Manchester City dhe kjo është arsyeja pse ai po merr kohën e tij për të vendosur.