Shërbimi sekret i Danimarkës ka ndihmuar Amerikën të spiunoi politikanët evropianë, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel, duke nga 2012 në 2014, raportojnë mediat daneze.
Amerika përdori shërbimet sekrete daneze për të vënë në funksion sistemin e saj të gjerë të spiunimit, duke rrezikuar një skandal diplomatik. Kancelarja gjermane, Merkel, presidenti gjerman dhe politikanë të ndryshëm ranë pre e përgjimit, ndërsa pretendohet se presidenti amerikan, Joe Baiden, ka pasur rol në ngritjen e sistemit.
Sipas një raporti të publikuar nga transmetuesi danez Danmarks Radio, Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes (FE) bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA), për të mbledhur informacion. Inteligjenca u mblodh mbi zyrtarë të tjerë nga Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia, sipas raportit.
Akuza të ngjashme dolën në 2013 nga Edward Snowden, i cili pretendonte telefoni i kancelares gjermane ishte ne përgjim nga NSA. Kur u bënë këto akuza, Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë mohim të plotë, por tha se telefoni i zonjës Merkel nuk ishte duke u përgjuar në atë kohë dhe nuk do të ishte në të ardhmen. Gjermania është një aleate e ngushtë e SHBA.
Në një raport të ri të ndarë me disa agjenci evropiane të lajmeve, thuhet se NSA ka hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të shquar, duke përdorur kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me FE.
I koduar si “Operacioni Dunhammer”, ai lejoi NSA të merrte të dhëna duke përdorur numrat e telefonit të politikanëve si parametra kërkimi, sipas Danmarks Radio. Së bashku me zonjën Merkel, Ministri i atëhershëm i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe udhëheqësi i opozitës në atë kohë Peer Steinbruck, u tha gjithashtu se ishin në shënjestër.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Trine Bramsen, i cili shprehet se “përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm”. Mendohet se Bramsen ishte informuar më herët për spiunazhin. Deri më tani as FE dhe as NSA nuk kanë komentuar ende mbi raportet e fundit.
Pas zbulimi te lajmit për raportin ditën e dielë, Z. Snowden akuzoi Presidentin e Amerikës Biden, se ishte “përfshirë thellë në këtë skandal edhe herën e parë”. Z. Biden ishte nënkryetar i SHBA-ve në kohën kur filloi përgjimi.
Në 2013, Z. Snowden, një ish-kontraktor për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), zbuloi në media detaje të mbikëqyrjes së gjerë të internetit dhe të telefonit nga inteligjenca amerikane.
Shteti Amerikan atëherë e akuzoi atë për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe komunikim të qëllimshëm të inteligjencës së klasifikuar të komunikimit. Z. Snowden më vonë kërkoi strehim në Rusi.
Para provave që ai ekspozoi, zyrtarët e lartë të inteligjencës amerikane kishin këmbëngulur publikisht se NSA kurrë nuk kishte mbledhur me vetëdije të dhëna private të telefonit.