Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka vendosur të konfirmojë në detyrë të prokurorit Erion Pano, i cili shërben aktualisht si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Erion Pano e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficer i policisë gjyqësore dhe është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2005.
Nga viti 2013 deri në 2018-ën ai ka ushtruar funksionin e Zëvendësdrejtuesit në këtë prokurori dhe që prej vitit 2020 është komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.