Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë pasdite në Fratar të Fierit ku janë kryer kontrolle për një laborator kokaine.
Operacioni antidrogë është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër arreste në kuadër të këtij operacioni, ndërsa raportohet edhe që në këtë operacion është përfshirë edhe DEA Amerikane.
Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se droga është transportuar përmes plehut kimik ndërsa mësohet se deri më tani janë shoqëruar nga policia 15 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.