Gana “kockë e fortë“ për Portugalinë, luzitanët kalojnë me vështirësi ‘pengesën’ afrikane, CR7 shkruan historinë

Përfundon ndeshja e Grupit H. Portugalia ka mundur me rezultatin 3-2 kombëtaren afrikane të Ganës.

Luzitanët zhbllokuan shifrat në minutën e 64 me një penallti të kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo. CR7 është bërë lojtari i parë në histori që shënon në 5 Kupa Bote.

Festa e portugezëve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 73, Gana barazoi shifrat me Ajeu, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së ekipit të Fernando Santos. 5 minuta më vonë ishte Zhao Feliks riktheu sërish Portugalinë në avantazh.

Në minutën e 80 Rafael Leao trefishoi shifrat. Sulmuesi i Milanit realizoi me prekjen e parë të topit duke thelluar diferencën.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me këto shifra, Gana shkurtoi diferencën në minutën e 89. Pas një gabimi të Kanselos, Baba harkoi për Bukari, i cili i vetëm në qendër gjuajti me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *