Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një nga më marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit shqiptar po kalon.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë. Sipas Tabakut ky projekt është i fshehtë, hilacak dhe manipulator.
“Arrogancë që e dëgjon në çdo fjalë që thotë. Mazhoranca tentoi që ta kalojë pa zhurmë. Ky projekt 2 mld euro me 31 folës, ku shkëlqeu ministrja e Financave që kishte mbledhur fjalimet e kryeministrit. Na rrëfeu një përrallë të qëmotshme por duke mos thënë atë që qytetarët duan të dëgjojnë. Ky është një nga ligjet dhe marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit kalon. Qeveria po jep asete si Porti i Durrësit dhe pronat rreth tij. Askush nuk pyetet se pse u zgjodh pa garë. Sot qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë një përgjigje për elementët më thelbësor. Pse qeveria ka menduar fillimisht që këtë investitor strategjik t’i japë statusin si investitor strategjik.
Nuk mësuam sesi është arritur konkluzioni që qeveria shqiptare do të marrë 33% të aksioneve. Si mund të mburresh që qeveria merr pjesë sot në një biznes. Nuk mori asnjë përgjigje. Kush do marrë përsipër ndërtimin e portit të ri. Kompania ka hapur zyrat e po është apartamente. Pa ndershmërinë e këtij projekti, që duhet të ishte i debatuar është i fshehtë, hilacak dhe manipulator. Po u jepen asetet publike, një investitori në mënyrë të përshpejtuar. Sot besoj të gjithë duhet t’i kërkojmë më shumë llogari qeverisë”, tha Tabaku.