Neymar mund të humbasë “shansin e fundit” për të fituar një Kupë Bote. Fantazisti brazilian doli në minutën e 80’, pas një ndërhyrje të pësuar në kaviljen e djathtë, e cila u duk se ishte fryrë ndjeshëm.
“Ai ndrydhi kyçin e djathrë. Nuk kemi pasur ende kohë për të bërë një velërsim më të ploë, por kyçi tashmë është fryrë pak. Është e rëndësishme të presim 24 orët e para të shohim se si do reagojë. Tani nevojitet vetëm qetësi dhe pak durim”,- tha mjeku i kombëtares Rodrigo Lasmar në fund të ndeshjes.
Ndërkaq, i pyetur a është Neymar jashtë Kupës së Botës, Lasmar tha se është shumë herët për t’u thënë dhe duhen parë orët në vazhdim për të përcaktuar se si do të vijojë gjëndja e dëmtimit.