Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të përfolura të showbiz-it tonë. Vitet e fundit ka korrur një sukses të madh në karrierën e saj muzikore, madje këtë vit arriti të përfaqësonte edhe Shqipërinë në “Eurovision”.
Epo, jo çdo gjë shkon vaj! Nga çështjet e zemrës duket se Ronela nuk është edhe kaq me fat, ose të paktën kjo gjë nënkuptohet nga postimet e saj. Rasti konkret, një postim i fundit i këngëtares në ‘InstaStory’ ku shkruan:
“Dikush duhet të më bëjë të dashurohem sepse jam një grumbull gurësh pa ndjenja për momentin”.
Epo vetëm një personazh spontan si Ronela mund ta bënte një “kërkesë” të tillë në Instagram.
Rikujojmë se, më herët artistja realizoi ëndrrën e shumë vajzave. Ajo takoi nga afër yllin e telenovelave meksikane, William Levy-n. Ronela mori pjesë në një mbrëmje të organizuar nga revista spanjolle “GQ España”, ku ishte i ftuar edhe aktori i preferuar i vajzave. Ajo ia doli të bënte edhe një foto krah për krah me Levy-n.