Rihanna firmos marrëveshjen miliona dollarëshe me “Apple”! Ja për çfarë bëhet fjalë

Një nga çështjet kryesore tani në industrinë e muzikës është rikthimi i Rihanna-s, e cila do të performojë në Super Bowl-in e ardhshëm, në shkurt të vitit 2023.

Ajo nuk ka lançuar ndonjë projekt të ri që nga viti 2016 dhe rikthimi i saj i fundit në kolonën zanore “Black Panther: Wakanda Forever” nuk ishte i mjaftueshëm për fansat e artistes. Ata duan të shohin më shumë nga Riri dhe do kjo do të ndodhë. “Apple” raporton se do të bëjë një dokumentar për rikthimin e saj në skenë.

Rihanna është duke përgatitur shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl”. Të performosh në shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl” është një punë e madhe. Më herët në atë skenë janë ngjitur emra si: Michael Jackson, Shakira, Jennifer Lopez, Dr. Dre, Kendrick Lamar, Eminem, Beyonce, Katy Perry dhe Lady Gaga.

Performanca e Rihanna-s me siguri do të jetë një nga më të paharrueshmet dhe fansat do të mund të shijojnë në dokumentar pamjet nga prapaskenat e kësaj ngjarje.

Detajet e kontratës së Rihanna-s me “Apple”:

Sipas mediave të huaja, “Apple” po paguan “miliona” që këngëtarja të punojë me ta në një dokumentar.

“Ekziston një oreks masiv për gjithçka që ka të bëjë me Rihanna-n, veçanërisht pasi ky do të jetë rikthimi i saj kryesor në skenë për herë të parë në vite”, thanë burime për “The Sun”.

“Ajo do të regjistrohet gjatë provave dhe takimeve në prag të natës së madhe dhe do të japë një pasqyrë se si është jeta e saj në të vërtetë tani ajo po rikthehet si nënë. Rihanna dëshiron që bota ta rikujtojë pse ajo është një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *