Partneri perfekt, ose më saktë çfarë duhet të ketë dikush që të jetë i tillë, është diçka që mund të diskutohet shumë, teksa përtej imazhit idealist që mund të krijojmë, femrat zakonisht dëshirojnë që ky partner t’i falë sigurinë, edhe pse mund të jenë shumë të afta të jetojnë të pavarura, ndërsa edhe ana emocionale është gjithmonë e rëndësishme.
Kjo është arsyeja pse gratë duan dikë tek i cili mund të mbështeten dhe dikë që do të jetë mbështetja e tyre absolute në gjithçka. Kjo i bën këto shenja të zodiakut bashkëshortët më të mirë:
Demi
Demët janë të vendosur dhe besnikë. Këta burra nuk duan të tradhtojnë, ata e duan stabilitetin dhe rrallë do të duan ta prishin atë. Gratë që janë të martuara me një burrë Dem mund të konsiderohen me fat, sepse ata do ta respektojnë bashkëshorten për pjesën tjetër të jetës. Demi është po ashtu i lehtë për t’u mirëkuptuar dhe nuk do asgjë më shumë se të jetojë jetën si partner i përkushtuar ndaj gruas që do.
Shigjetari
Një burrë Shigjetar është jashtëzakonisht romantik dhe do të bëjë të pamundurën për ta bërë të lumtur gruan që do. Ai gjithashtu është një partner besnik, edhe pse ndonjëherë mund të jetë paksa xheloz. Nëse e doni dhe e vlerësoni këtë njeri, do të thotë se do të keni në krah një person me zemër dhe shpirt të madh dhe është e vështirë të gjesh dikë që do të na bëjë të kuptojmë se ai na pëlqen aq sa Shigjetari.
Peshqit
Meshkujt e Peshqve e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si partnerë dhe janë të përkushtuar ndaj idesë se duhet të sigurojnë financiarisht shtëpinë, por edhe të jenë partnerë romantikë. Ata janë tipi që sjellin lule, gatuajnë darkë dhe madje do t’i dhurojnë gruas që duan orgazmën e jetës, e pavarësisht se janë tepër të ndjeshëm ndonjëherë, të paktën e dini se gjithmonë do të bëjnë më të mirën për t’ju bërë të lumtur.