E pazakontë/ Gjendet skeleti i një dore gjigante në plazhin brazilian, ja për çfarë dyshohet

Një skelet që u gjend në breg në një plazhi në Brazil këtë javë ngjalli frikë tek një çift që thanë se duket si dora e një alieni. Leticia Gomes Santiago dhe i dashuri i saj, Devanir Souza, po shëtisnin përgjatë vijës bregdetare ku panë një dorë gjigante me gishta të gjatë kockor.

Është shumë e madhe. Ne nuk e dimë se çfarë kafshe është, aq më keq nëse është një alien“, thanë ata.

Por biologu Eric Comin vërteton se skeleti vjen nga një qenie ujore, më konkretisht një ‘cetace’ një gjitar ujor që përfshin balena, delfinët dhe derrat. Bazuar në dekompozimin, kafsha e oqeanit ka ngordhur rreth 18 muaj më parë, shkruan ‘DailyMail’.

Ndërsa skeleti i dorës duket si i një alieni, është një tipar nga paraardhësit e hershëm të balenave që kanë ecur në tokë rreth 50 milion vjet më parë. Skeleti i dorës u gjet në Ilha Comprida, shteti São Paulo, Brazil, në 20 Nëntor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *