U arrestua pas zbulimit të labratorit të drogës, Viktor Cervanaku ishte drejtor i administratës në OST

Viktor Cervanaku i arrestuar për trafik kokaine, mbante aktualisht postin e drejtorit të administratës në OST, ndërsa më herët ai ka qenë kryetar i Komunës së Frakullit në Fier, nën siglën e PS.

Në listëpagesën e muajit prill, rezulton në këtë institucion me një rrogë prej 2 milion lekësh të tjetra. Kujtojmë se OST është një institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Cervanaku u vu në pranga një ditë më parë bashkë me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi në oborrin e banesë së tij në fshatit Frakull në Fier, u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve fshihet kokainë dhe fishekë.

Operacioni u zhvillua nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, ndërsa deri më tani në pranga kanë rënë dhjetëra persona.

Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku dhe vinte nga Kolumbia, me qëllim përpunimin në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen në tregun europian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *