Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuan në flagrancë, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i provave të siguruara falë hetimit me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *