Qeni endacak kafshon gruan në Gjirokastër, 47-vjeçarja niset me urgjencë drejt spitalit në Tiranë

Një grua është plagosur rëndë në Gjirokastër pasi u sulmua nga një qen endacak.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të pasdites së sotme në lagjen ‘Palorto’. 47 vjeçarja ka marrë plagë të rënda në të dy duart dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës.

Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e 47-vjeçares, Vali.D mësohet të jetë kritike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *