Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor, datë në të cilën Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Shehu shkruan se kjo është dita që shqiptarët të “bashkëbisedojnë” me Brukselin dhe ndaj nuk duhet të mungojnë në Bulevard” në protestën e lajmëruar nga opozita.
Sipas tij qytetarët do të mund t’i drejtohen institucioneve evropiane në lidhje me problemet që kanë ‘mbërthyer’ Shqipërinë si pasojë e ‘keqqeverisjes së regjimit’. Ndër këto problematika Shehu listoi shkeljen e vlerave, lirive e parimeve europiane, rreziqet që i vijnë vendit nga korrupsioni galopant shtetëror e lidhjeve me krimin ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Më 6 dhjetor, shqiptarët do të komunikojnë nga Bulevardi direkt me Brukselin! Dhe kanë shumë për të thënë…
Një mundësi e veçantë kjo atë ditë për të shprehur aspiratën tonë të madhe për Europë e Perëndim, falenderuar Brukselin e liderat europiane për:
– Vendosmërinë në integrimin europian të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.
– Çuarjen përpara të projekteve të BE siç është Procesi i Berlinit, TPR etj, të vetmet që jo vetëm mundësojnë bashkëpunimin midis 6 vendeve tona, por dhe na afrojnë me standartet europiane.
– Qëndrimi gjithmone dhe me te qarte te institucioneve europiane kunder atyre projekteve, qe bien ndesh me parimet e BE, me rrugetimin tone drejt Europes, sic eshte ne radhe te pare Ballkani i hapur i Vucic, etj.
– Por dhe per t’i evidentuar Brukselit, qartësuar më tej atë me problemet e mëdha që kanë mbërthyer Shqipërinë si pasojë e keq qeverisjes së regjimit:
– Për shkeljen nga ky regjim të vlerave, lirive e parimeve europiane.
– Për lidhjet e rrezikshme të autokratit të Tiranës me autokratët e Lindjes, që tejkalojnë marrëdhëniet normale midis shteteve, duke u konfiguruar me pozicionime të thella vartësie, vizione anti europiane etj.
– Për atë që shqiptarët, njëlloj si PE, konsiderojnë të rrezikshme për interesat tona projektet, që nuk implementohen nga Brukseli, siç është Ballkani i hapur.
– Për të argumentuar rreziqet e mëdha për vendin tonë, që vijnë nga korrupsioni galopant shtetëror, lidhjeve të tij me krimin, trafiqet etj.
– Për të evidentuar para Brukselit shkeljet e rënda të demokracisë në Shqipëri, që po çojnë në konsolidimin e një regjimi të korruptuar, anti-demokratik me fytyrë nga Lindja, burim i varfërisë e privimeve të mëdha për shqiptarët.
– Të gjitha këto, por edhe më shumë, si faktorë të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duke marrë rrugët e emigracionit.
Prandaj më 6 Dhjetor shqiptarët nuk mund të humbin një “bashkëbisedim” të tillë me Brukselin, prandaj ata nuk mund të mungojnë atë dite në Bulevard.