“Tre luanët” nuk kafshojnë, SHBA e bën Anglinë të duket e vogël

Pas goleadës kundër Iranit, Anglia është ndalur në barazim pa gola kundër SHBA-së. Në fillim ishin anglezët që rrezikuan me kapitenin Herri Kejn, i cili u ndal në momentet e fundit dhe topi nuk shkoi drejt portës.

Në minutën e 33, Pulisiç tronditi traversën. Sërish ishin amerikanët që në fundin e pjesës së parë dolën përpara me Dest, por mungoi finalizimi.

Edhe në pjesën e dytë ishin amerikanët që rrezikuan më shumë. MekKeni dhe Pulisiç janë dy lojtarët me rrezikun konstant. Në mesin e fraksionit të dytë ishin tre goditje nga këndi të SHBA-së, por që nuk sollën golin.

Anglia tentoi më shumë fundin e takimit, por gjeti shënjestrën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *