Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar lajmin se Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për protestën e opozitës më 6 dhjetor kur edhe do të mbahet Samiti i vendeve të Bashkimit Europian.
Në një prononcim për Klan News, Flamur Noka tha se protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90 dhe se askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar.
“Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në dhjetor të ’90. Askush s’mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Nuk i marrim leje askujt në Shqipëri për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë se protesta do të bëhet do apo nuk do regjimi”, tha Noka.
Në shkresën e saj policia thekson se protesta brenda perimetrit të sigurisë të caktuar për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Tiranë në të njëjtën datë, mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.