Gentian Pjetri rrëfen problemet me alkoolin: E pija atë dreq

Gentjan Pjetri, një personazh i dashur për publikun, i njohur me nofkën “Doktori” tregoi për një periudhë të errët të jetës së tij, varësinë ndaj alkoolit.

Ai ka rrëfyer për emisionin “Glamour Zone”, se problemet kanë nisur se ka qenë fëmijë i vetëm dhe se në momentet kur i kishte të gjithë kundër, gjeti ngushëllim tek alkooli.

“Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra. U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë për mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *