Miu “festonte” në dyqanin e mishit, klientja filmon situatën e pakëndshme

Një kliente mbeti e tmerruar pasi pa një mi brenda një banaku me mish viçi në një supermarket në Manhattan. Brittany Ellis ishte duke bërë pazar me nënën e saj kur pa skenën e pakëndshme të miut duke ngrënë mishin që shitet me një çmim prej 22.99 dollarë për kile.

Ellis ndau një video të incidentit në TikTok dhe që prej atëherë videoja është parë më shumë se 2.2 milionë herë.

“Sapo hyra në dyqan vërejta miun, dhe menjëherë nxora telefonin dhe fillova të regjistroja. Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për situatën dhe diçka duhet të bëhet,” tha Ellis.

Ellis u largua menjëherë nga dyqani pasi vuri re brejtësin.

/Marrë nga: New York Post/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *