I vodhën paratë e xhepit dy qytetarëve tek liqeni/ Arrestohen 2 efektivët, reagon policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të dy uniformave blu, të cilët dyshohet se kanë vjedhur me dhunë të rinjtë në zonën e Liqenit në Tiranës.

Sipas burimeve të Priza.al bëhet fjalë për policin e patrullës së Komisariatit nr.1, Serxhio Cani 23 vjeç dhe policin, Sajmir Muzikanti, 39 vjeç.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.”

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Njoftimi i plotë i Policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

– S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *