Laboratori u zbulua dy ditë në parë, më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze. Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë. Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.
Ndërsa gjykata e Posaçme rikonfirmon masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit. Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.
Të arrestuar:
- Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier, qe punonte si drejtor në OST
- Zenel Çervanaku, vëllai i Viktorit, porositës i ngarkesës
- Denilson Çervanaku, djali i Viktorit
- Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilsonit
- Nikolin Gjolena – dyshohet financues
- Klajdi Vrioni (Kodra)
- Julian Malaj
- Redion Meshi
- Bledar Matoshi
- Marildo Rona
Në kërkim
- Zaimir Rodrigues, shtetas kolumbian
Itinerari i drogës:
Ngarkesa e drogës ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”. Në kontejner ndodheshin 20 paleta. Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.
Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.
Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike. Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar.