“Ka lëvizjet sizmike, atje është trualli më i dobët” KUJDES / Bozo jep ultimatum: S’duhet të ndërtohet në këtë zonë të vendit

Deputetja e PS-së Luljeta Bozo u shpreh në një intervistë për media se në zonën e ish-Kënetës në Durrës nuk mund të ndërtohej asnjë objekt, pasi është zonë e rrezikshme edhe nga tërmetet.

Ajo tha se pas viteve 90 në këtë zonë u ndërtua pas asnjë kriter, ndërkohë që është një zonë e rrezikshme edhe në raste tërmetesh.

“Zona e Kënetës në Durrës para 90 nuk lejohej që të ndërtohej sepse nuk ka siguri. E para se ajo është një zonë ku amplifikohen lëvizjet sizmike, atje është trualli më i dobët. Sa më shumë ujë të ketë toka, aq më shumë tundje ka rrëshqasin objektit. Pas 90 ajo zonë u popullua keq, pa pasur asnjë infrastrukturë. Ajo zonë u popullua edhe pse ishte e rrezikshme për shkak të lëkundjeve sizmike”, u shpreh ajo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *