Flokët i “urrejnë” ditët me shi, ja çfarë duhet të bëni që të shkëlqeni edhe në këtë kohë

Problemi më i madh i vajzave gjatë ditëve me shi janë Flokët. Si flokët e drejtë por edhe ato kaçurrela në ditë me shi do të humbasin volumin. Kjo për shkak të lagështirës dhe flokët tuaja do të duken sikur sapo jeni zgjuar nga gjumi.

Pa u shqetësuar bëhu praktike dhe shijoje shiun bashkë me flokët. Ne do ju sjellim disa ide si t’i shpëtoni flokët tuaja gjatë këtyre ditëve me shi.

Bëni topuzin e çrregullt

Atë topuzin në majë të kokës që del gjithnjë perfekt kur jemi në shtëpi dhe një tmerr kur duam të dalim.

Ose bishtin e shkujdesur

Ky bisht të krijon idenë se je marrë me orë të tëra, kur në fakt as vetë s’e di ç’ke bërë dhe nese keni mjaftueshëm kohë, mund të eksperimentoni me gërshetin “kurriz-peshku” të ndërthurur me flokët e kapur.

Përdor një kapëse

Aksesorët janë trendi i flokëve për çdo vit dhe asnjëherë nuk do dalin nga moda, prandaj mos u kurseni fare.

Thjesht lahuni dhe tregojini botës flokët tuaj origjinale. Kaçurrelat dhe ondet janë një ide e mirë. Përdorni llakun e flokëve, i cili krijon një pamje natyrale dhe ndihmon që të mbani nën kontroll fijet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *