Pas të shtënave me armë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, policia serbe largon migrantët nga rreziku

Policia e Serbisë raportoi të shtunën, më 26 nëntor, se iu desh të merrte nën kujdes rreth 1,000 njerëz këtë javë pas të shtënave mes kontrabandistëve dhe emigrantëve pranë kufirit me Hungarinë.

Gjashtë vetë u plagosën në incidentin e së enjtes, tha zëvendësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviç në Beograd.

Në mesin e të përfshirëve ishin shtetas të Afganistanit dhe Marokut. U kapën pushkë, pistoleta dhe municione. E ashtuquajtura rrugë ballkanike, përmes së cilës refugjatët dhe emigrantët përpiqen të arrijnë në Evropën Perëndimore, kalon përmes Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas autoriteteve të ndryshme policore, këtë vit është dyfishuar shifra e migrantëve që e përdorin këtë rrugë në krahasim me vitin e kaluar. Që nga viti 2015, Hungaria është përpjekur të parandalojë kalimet e parregullta kufitare me një gardh metalik në kufirin e saj me Serbinë.

Qindra emigrantë që përpiqen të kalojnë gardhin me ndihmën e kontrabandistëve janë stacionuar në rrënoja dhe tenda në fshatrat serbe përgjatë kufirit hungarez. Shumë dështojnë dhe bëjnë përpjekje të reja. Konfliktet mes migrantëve dhe kontrabandistëve ndodhin vazhdimisht. Një emigrant u vra në muajin korrik./REL

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *