Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përplaset me trafikndarësen, humbin jetën 2 pasagjeret, plagoset rëndë 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit A.T, 26 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja S.T dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

I riu që drejtonte automjetin është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *