110-vjetori i Pavarësisë, zhvillohet sot mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë në Tiranë (Axhenda)

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, ditën e sotme në orën 10:00, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, fjalën para ligjvënësve do ta kenë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *