Historike! Nis mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për 110-vjetorin e Pavarësisë, Rama e Kurti krah njëri-tjetrit

Ka nisur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Kjo shënon një ditë historike për dy vendet, pasi është mbledhja e parë.

Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kojufca janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Seanca ka nisur me mbajtjen e dy himneve, fillimisht ai i Kosovës dhe më pas i Shqipërisë, teksa deputetët janë ngritur më këmbë për të respektuar dy himnet.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur përkrah Ramës, në vendin e zakonshëm të kryeministrit, ashtu si edhe Konjufca pranë Nikollës.

E para që ka marrë fjalën është kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila do të pasohet nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *