Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha se ishte absurde që të rinjtë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa shtoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian.
“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish-Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por, paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje.
Pas tërmetit ndihma erdhi nga Kosova, sot dy republikat tona janë në agresionin nga ajo që ndodh në Kiev, se bombat shpërthejnë njësoj. Përgjigjia jonë duhet të jetë dhe është e përbashkët. Thirrja jonë është që Kosova të ftohet në NATO. Shqipëria ka marrë iniciativën duke kundërshtuar raportin e Dick Marty. Pa Ismail Qemalin 28 nëntorin e tij nuk do kishte sot Shqipëri dhe Kosovë. Ai ishte fillesa kombëtare e të dy anët e Drinit. Shqipëria është ato vende që e njohu mirë se çfarë është izolimi. Ne jemi avokate e Kosovës për vizat. Paqja ka kosto. Shqipëria është me ju është në krahun tuaj dhe ka qënë gjihmonë”, u shpreh Spiropali.