Kryeministri Edi Rama, në seancën e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri, nuk harroi të përmendte Hashim Thaçin.
Gjatë përfundimit të fjalimit të tij, Rama tha se shqiptarët nuk do të ishin këtu ku janë nëse nuk do të ishte LDK dhe UÇK-ja dhe të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.
Rama tha se Thaçi mungonte sot në sallë, por është një i munguar i përkohshëm pasi misioni vazhdon.
“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.