Foto/ Barriera çau mes për mes makinën, dalin pamjet nga aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Durrës

Janë publikuar fotot nga aksidenti tragjik, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku si pasojë humbën jetën dy vajza të reja dhe një djalë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Tre të rinjtë po vinin nga Durrësi në Tiranë kur makina e drejtuar nga Arbër Tivari 26 vjeç humbi kontrollin dhe u përplas me trafik-ndarësen.

Barriera e çau mes për mes makinën. Goditja ishte fatale për dy vajzat Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar.

Vajzat humbën jetën në vend, megjithëse “airbag”-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë. Arbër Tivari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *