Një magazinë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Zhejë të Kurbinit.
Nuk dihet ende sesi është aktivizuar zjarri ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se flakët rrezikojnë edhe tre banesa që ndodhen pranë magazinës ushqimore.
Ndërkohë, pronari Can Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.
Deri në mbërritjen e zjarrfikëses tjetër, janë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e flakëve që kanë shkrumbuar magazinën.