Mbledhja historike e 2 qeverive, Presidenti Begaj: Dy shtete, një Komb!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas seancën së dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që u zhvillua sot në prag të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Begaj shprehet se fryma dhe mesazhet vëllazërore në këtë kuvend duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore”, shkruan Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *