Ajo është njohur gjithmonë si vajza e festivaleve të mëdha, ndërsa jeta e saj personale ka zënë shumë pak për të mos thënë aspak vend në media.
Po flasim për Rosela Gjylbegun, e cila pak më shumë se 1 muaj më parë ka surprizuar me postimin e saj. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin. Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.
Por, duket se kjo marrëdhënie është në krizë dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet nga postimet e fundit të këngëtares.
“Ndonjëherë të duhet të luash rolin e budallait për të mashtruar gënjeshtarin që mendon se po të mashtron”, ka shkruar Rosela në rrjetet sociale.
Për më tepër, ajo e shoqëron foton me një këngë.
“Ti nuk më gënjen mua”, e kënduar nga Queen. Nuk dihet se nëse këto postime i dedikohen partnerit të saj, por artistja shkodrane ka vijuar sërish me postimet e çuditshme në rrjetet sociale.
“Gjithmonë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në gjendje me njohë e rinjohë shpirtin e tyre. Në fund të fundit pothuajse shumica e njerëzve jeton duke ushqyer veç trupin thuajse asnjëherë shpirtin”, shkruan Rosela.
Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht, ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtarja shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistët sjellin ditën e sotme. Në një intervistë të dhënë, këngëtarja ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistët sjellin ditën e sotme.
Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.
“Fatkeqësisht, sapo vjen e përkeqësohet, nuk ka treg muzikor, nuk ka një kritikë, dhe një organ që kontrollon pak dhe cilësinë muzikore apo të teksteve, që kështu të mund të kemi materiale me vlerë, jo të përçojmë dhunë, agresivitet. Siç po ndodh me atë çka shohim e dëgjojmë se fundmi”, u shpreh ajo.
E pyetur se nëse ka hequr dorë nga muzika, këngëtarja është shprehur se ka dëshiruar të jetë paksa selektive në daljet e saj, por një ndër faktorët është se nuk i pëlqen aspak sesa e thjeshtë është bërë ditët e sotme të bësh muzikë.
Ajo shtoi se në fillimet e saj kjo gjë ka qenë shumë e vështirë sepse pa pasur talent nuk mund të kishe asnjë lloj mundësie.
“Unë jam tërhequr pak ose kam qenë më selektive në daljet e fundit për zgjedhje personale dhe për shumë faktorë që nuk më pëlqejnë se si po bëhet sot muzika, dhe se sa e thjeshtë është bërë sot për t’u bërë i njohur, ndërkohë që në kohën kur un kam filluar ka qenë krejtësisht ndryshe e po nuk kishe talent nuk të jepte askush mundësi”, tregoi Rosela.
E teksa për karrierën e saj është gjithnjë e gatshme të flas, për jetën private ka qenë gjithnjë shumë hermetike, të paktën deri pak muaj më parë, ku vendosi ta publikojë mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.
Por, duket se ky vendim nuk paska shkuar edhe aq mirë për Roselën, duke qenë se tashmë në rrjetet sociale shfaqet e zhgënjyer.