Pas humbjes së Champions League kundër Chelsea, sulmuesi i Manchester City Sergio Aguero ka vendosur të largohet nga klubi londinez për tu transferuar në Spanjë.
Ditën e sotme Aguero ishte në Barcelonë, ku kreu vizitat mjekësore.
Klubi blaugrana u sigurua se ai nuk ka asnjë problem serioz me fizikun e tij, dhe është gati të bëhet pjesë e klubit katalanas.
Sulmuesi argjentinas është lojtari i ri dhe afrimi i parë i Barcelonës për këtë verë.
Lajmin e zyrtarizoi vetë klubi i Barcelonës, që njofton se Aguero ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.
Sulmuesi do të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën pas datës 1 korrik, kur i përfundon kontrata me Manchester Cityn. Firma e tij është një konfirmim i qartë i qëndrimit të Lionel Messit.
/Priza.al/