Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar disa foto ku krah tij shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“MIRËMËNGJES dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Dua Lipa ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re e vendit tonë. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.