Fifi ka diçka për t’u thënë kritikëve të lidhjes së saj me Adisin

Kënga parë që Fifi publikoi nga albumi i saj “Vëmendje”, u komentua gjatë në rrjet. Kjo për shkak se ajo rrëfeu të gjitha përjetimet e saj në “Big Brother Vip” përmes këngës.
Së fundmi, Fifi u përball me një sfidë teksa ishte e ftuar në emisonin “Zemër Luana”, ku në të cilën iu desh të jepte përgjigje pyetjeve për çdo ndjesi që ka shprehur në këngë nëpërmjet tekstit.

“Fifi, ka patur njerëz në rrethin tënd që kanë menduar dhe kanë thënë se ke aktruar kur të ka rënë të fikët? Sot ke gjithë të drejtën e botës ti thuash gjithçka qe do e që se ke bërë për vëmendje!”, ishte kjo pyetja drejtuar këngëtares, e cila u përgjigj kështu:

“Janë kënaqur shumë njerëz kur më ka rënë të fiktë, krejt janë kënaq, publiku edhe ata aty brenda krejt!” tha Fifi teksa shtoi se: “Nuk kam aktruar!”.

Kushtuar fjalëve në tekst për interes e për vëmendje, Fifit iu bë kjo pyetje nga gazetarët që e rrethonin:

“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?”

Ajo u shpreh se: Ai ka ardhur në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *