Së fundmi, Beniada Nishani ka qenë e ftuar në programin “Why Not”. Ajo ka folur për jetën personale si dhe është ndalur edhe te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”.
“I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada.
Por nëse do ta ftonin si opinioniste, a do të shkonte Beniada?
“Po pse jo, do të bënim super gallatë. Me komentet e mia me këtë gjuhën gjysmë shqipe gjysmë italishte i kisha fut një muzikë tallava. Do ta kisha bërë sepse për mua Big Brother ka qenë një super eksperiencë. Nuk e shikoj veten si opinioniste por do të ishte një eksperiencë shumë funny”, tha Beniada.
Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia e saj me Einxhel Shkirën si dhe komentoi së fundmi edhe komentet që ka bërë Einxhel më herët për të në program.
“Tani përtej shakave e kisha parë këtë pjesë. Unë jam munduar të mos e komentoj pasi ndonjëherë njeriu lëndohet për gjërat e vogla, për një fjalë. Ka qenë një shoqëri e bukur e jona ishim 2 goca kundër shumë të tjerëve. Kam thënë se jam munduar të kem kujdes ti përgjigjem. Përveç kësaj e kam pasur shumë xhan. Ndonjëherë bëjnë vaki këto gjëra. Ndonjëherë në shoqëri njerëzit për disa keqkuptime prishen kot. Por gjëja më e bukur është kur njerëzit flasin sy më sy. Unë i uroj një shtatëzani të mbarë dhe jam e sigurt se në një të ardhme gjërat do të ndryshojnë”, përfundoi ajo.