Është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Gjatë ceremonisë kanë qenë të pranishëm krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë ku theksoi se historia e vendit ka qenë e mbushur me luftëra dhe sakrifica për liri, dije e progres.
“Me gëzim dhe krenari Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton për të kremtuar 110-vjetori ne shpalljes së Pavarësisë. Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur udhëhequr nga Ismail Qemali i dhanë atdheut vendin që i takonte në familje ne madhe të kombeve. Historia jonë është histori luftërash e sakrificash për liri, dije e progres. Pavarësia është dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar”, tha Begaj.