A je penduar që je martuar me Mark Frrokun? Rudina Dembacaj jep përgjigjen e papritur

E çuditshme ose jo, sa herë bëhet fjalë për lidhjen e Mark Frrokut dhe Rudina Dembacajt kurioziteti i ndjekësve rritet dyfish sesa për lajmet e tjera. VIP-at sa herë kanë kohë të lirë dhe duam të krijojnë një lloj lidhjeje me ndjekësit e tyre, bëjnë në Instagram opsionin e ‘Ask a question’ dhe u përgjigjen pyetjeve që ata kanë. Rudina është njëra ndër ato që nuk i kursen aspak përgjigjet dhe i thotë troç.

Këtë herë një pyetje që ajo i është përgjigjur dhe ka tërhequr vëmendje është: ‘Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?’ dhe përgjigja e saj është epike.

“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.

 

Kështu që mendohuni mirë para se t’ nisni një pyetje Rudinës, sepse përgjigjen ‘me të qeshur e me të ngjeshur’ e ka në maje të gjuhës…

 

   

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *