Po ashtu Palmer është takuar edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakicc.
Nesër së bashku me Lajçak do të mbajnë konferencë për medie.
/Priza.al/
Zëvendësndihmësi sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer së bashku me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar edhe kryeministrin e Kosovës, Abin Kurti.
Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore.
Arsyeja e vizitës është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë ditës, Palmer është takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu Palmer është takuar edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakicc.
Nesër së bashku me Lajçak do të mbajnë konferencë për medie.
/Priza.al/
Sign in to your account