Një 19 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Berat dhe katër persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vendosur baste sportive në një lokal.
Uniformat blu raportojnë se i riu H.H i cili administronte një lokal të fshatin Dynishk të Beratit u kap duke vendosur baste sportive në celularin e tij.
Gjithashtu është proceduar penalisht 38 vjeçari K.L dhe tre shtetas të tjerë të cilët teksa ndodheshin në lokalin që administrohej nga 38 vjeçari janë kapur duke vendosur baste sportive në telefon.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.