Komentatori kosovar refuzon t’u përmendë emrat serbëve, në respekt të 110-vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë

Dita e sotme është e shënuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufirit të terrorit zyrtar të Shqipërisë. Një gjest i mrekullueshëm ka ardhur nga ana e komentatorit të sportit në RTK-së, Arben Berisha.

Ky i fundit ishte në koment për ndeshjen mes Serbisë dhe Kamerunit, pasi RTK është televizioni i vetëm kosovar që ka të drejtën për transmetimin e Botërorit.

Berisha ka zgjedhur që për 28 nëntor të mos përmend asnjë emër nga lojtarët e Serbisë, madje as në momentin kur ata shënuan golat. Jo pak, por tre të tillë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *