Cila nga gjeneratat është më pak e lumtura?

Kjo është një temë e gjërë diskutimi, debati për të cilën mund të mos mbarojë kurrë. Gjeneratat e reja shijojnë të qënit fizikisht të shëndetshëm dhe janë të emocionuar për çfarë do t’i sjellë e ardhmja. Njerëzit më të vjetër në moshë kanë fituar mençurinë e viteve dhe e shohin jetën nga një tjetër perspektivë, ndërsa grupmosha që qëndron në mes gëzon më tepër stabilitet financiar dhe ka luksin të shijojë më të mirat e të dy botëve.

Për t’i dhënë një përgjigje se cila është gjenerata më pak e lumtur janë bërë shumë studime, sondazhe, etj dhe në përfundim u vu re se mirëqënia rritet në mënyrë të drejtë me moshën. Thënë këtë, nivelet më të ulëta të mirëqënies u vunë re tek Gen Z (të lindurit në vitet 1997 – 2012) në dimensione të ndryshme të jetës.

Eskpertët studiuan të dhënat në 6 aspekte kryesore të mirëqënies: lumturia dhe kënaqësia nga jeta, shëndeti fizik dhe mendor, kuptimi dhe qëllimi, karakteri dhe vlerat, lidhjet sociale të mbyllura, stabiliteti financiar dhe material.

U mblodhën gjithsej 2,598 sondazhe në pesë grupmosha, nga më e vjetra tek më e reja. Gjenerata e Heshtur (77 vjeç e lart), Boomers (58 deri në 76), Gen X (42 deri në 57), Milliennials (26 deri në 41) dhe Gen Z (18-25).

Në interpretimin e këtyre rezultateve, autorët e studimit theksojnë se çfarë është dhe nuk është më e rëndësishme për këto të dhëna. Zbulimi se gjeneratat e moshave më të moshuara shpesh raportojnë nivele të larta të mirëqenies, pavarësisht shqetësimeve të shpeshta të shëndetit fizik dhe të ardhurave fikse, në fakt nuk është aq befasuese sikurse thamë se grupmoshat e reja jo vetëm që nuk kanë stabilitet ekonomik, por kohët e fundit është rritur ndjeshëm dhe një tjetër shqetësim: përballje me problemet e shëndetit mendor që ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqënie.

 

 

Burimi: Psychology Today

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *