Teksa shqiptarët janë kthyer në vëmendjen e mediave britanike pas deklaratave nga ministrja e Brendshme Suela Braveman, e cila i quajti shqiptarët ‘kriminela’, Dua Lipa tha se etiketim është i padrejtë.
Në konferencën ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, këngëtarja tha se shqiptarët do duhet të luftojnë fort që ta heqin këtë stigmë duke theksuar se të gjithë duhet ta kenë të drejtën për t’u ndjerë rezidentë në çdo vend ku ata jetojnë.
“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.
Ajo sot është ambasadorja më e mirë në botë e vendit tonë, mirëpo thotë se e gjitha kjo vjen sepse e ndjen të promovojë Shqipërinë, e nuk është kurrsesi një strategji marketingu.