Hakerat iranianë ‘godasin’ në ditën e Pavarësisë, publikojnë databazën e patentave

Faqja e hakerave ‘Homeland Justice’ vijon të publikojë të dhëna sekrete që lidhen me privatësinë e shqiptarëve. Gjatë ditës së sotme ata kanë publikuar listën ku shfaqen lejet e drejtimit të qytetarëve shqiptarë.

Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit, emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe adresat e qytetarëve. Gjithashtu janë publikuar edhe të dhënat se kur skadojnë patentat.

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”- shkruhet nga Home Land Justice, ndërsa bashkëngjitur është publikuar databaza e të dhënave me patentat e qytetarëve shqiptarë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *