Emigrantët shqiptarë kanë marrë jo pak vëmendjen e mediave të huaja, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuza apo kritika. Kujtojmë sekretaren e brendshme të Britanisë se cila reagoi ashpër duke i quajtur emigrantë shqiptarë ‘kriminela”. Por Amnesty International shkruan se në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpërthyer mosmarrëveshjet dhe shkak për këtë u bë edhe një grup deputetësh konservatorë që i bënë thirrje kryeministrit Rishi Sunak të kthejë azilkërkuesit shqiptarë në vendin e tyre, duke mos kursyer ata personat që kanë deklaruar se janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.
Ka qenë Steve Valdez-Symonds, drejtori i programit për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve të Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar, i cili në një intervistë të dhënë për The Guardian ka kritikuar David Davis dhe kolegët e tij konservatorë, duke thënë se “këtu ka shumë absurditet”.
“Pika fillestare është nëse qeveria juaj nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të sigurojë mbrojtje nga persekutimi. Nuk përcakton se cilët duhet të jenë përndjekësit tuaj”, është shprehur ai.
Gjithashtu ai ka theksuar se ishte totalisht e gabuar deklarata se të gjitha viktimat e trafikimi mund të dërgoheshin në shtëpi të sigurt.
“Kthimi i dikujt nga ku është trafikuar ka të ngjarë t’i çojë përsëri në shfrytëzim mizor, përveç nëse ka ndonjë përmirësim të rëndësishëm në rrethanat e tyre në atë vend”, përfundoi ai.