Mbollën kanabis në një pyll, dënohen me burg katër shqiptarët në Francë

Gjykata franceze ka marrë sot vendimin për dënimin e gjashtë personave, mes tyre katër shqiptarë, për prodhim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre erdhi pasi rreth 1100 rrënjët e kanabisi u gjetën në pyllin e Saumos (Gironde).

Plantacioni u zbulua në korrik të 2019 nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve.

Dy nga të arrestuarit u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht.

Organizatori i bandës u dënua me tre vjet e gjysmë burg ndërsa një tjetër u dënua me tre vjet burg.

Personi i pestë është dënuar në mungesë me katër vite burg, ndërsa për të fundit, gjykata ka vendosur 30 muaj arrest shtëpie.

Shqiptarëve u është ndaluar gjithashtu edhe hyrja në territorin francez.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *